×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Katër të plagosur me armë zjarri në Tiranë, Policia: Dy prej tyre të mitur, 11-vjeçari në gjendje të rëndë

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 23:09

    Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Lundër, Tiranë. Policia njofton se katër perona janë plagosur, dy prej tyre të mitur.

    Vizion Plus raporton mëson se në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur shtetasit A.S, 34 vjeç, M.D 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah.

    Ndërkohë dy të miturit D.D,  11 vjeç dhe K.M, 19 vjeç, janë futur në sallë operacioni. Bëhet me dije se 11-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

    Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!