Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka skualifikuar nga gara për anëtar të Gjykatës Kushtetuese 4 kandidatë.
Në një njoftim për shtyp, KED bën me dije se i është ndaluar kandidimi, Sergjio Mazrekut, Sinan Tafajt, Shaqir Hasanajt dhe Zhaklina Petos.
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Ata kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Vendimet e plota priten të publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë.
Ndër të tjera, KED ka vendosur të vijojë të premten me procedurën e verifikimit për shyrtimin e gjetjeve, për Sonila Bejtjan dhe Eugen Papandilen
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesja e OPDAT.
Nga 10 kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, aktualisht është kualifikuar vetëm Sokol Binaj. Me skualifikimin e 4 kandidaturave sot, mbeten edhe 5 të tjerë që do të shqyrtohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.