Autoritet në Shqipëri kanë suspenduar nga puna policin që dyshohet se kërcënoi turistin kosovar.
Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.
“Sapo u informova se polici shqiptar është suspenduar dhe ndaj ti është hapur procedurë administrative si dhe do merren masat konform rezultatit të hetimeve”, u shpreh Ukshini.
Ukshini ka treguar se për rastin ka kontaktuar edhe me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshin.
“Morën angazhime se ky rast do të qartësohet deri në fund dhe do të vendoset një komunikim i rregullt me qellim që te sqarohen në kohën e duhur rastet e tilla”, tha tutje ai.
Ndryshe, turistit nga Kosova i janë vjedhur telefonat në Durrës dhe i njëjti është kërcënuar nga policia atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.