Një incident i rëndë është regjistruar sot në qendrën e numërimit të votave në Kashar, Tiranë, gjatë procesit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) është goditur me grusht nga një vëzhgues i kandidatit Orlando Rakipi, pas një përplasjeje për një votë të kontestuar.
Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar një situatë tensioni që solli ndërprerjen e menjëhershme të numërimit.
Sekretari i KZAZ, Remzi Memedi, ka bërë kallëzim zyrtar në komisariat për incidentin.
Policia ka arrestuar vëzhguesin nga radhët e Partisë Socialiste, i cili goditi me grusht kreun e KZAZ-së në Kashar.
Ai është Rei Nozlli vëzhgues nga radhët e deputetit të Partisë Socialiste Orlando Rakipi.
Ky incident shkaktoi ndërprerjen përkohshme të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i KZAZ-së në Kashar, që është nga radhët e Partisë Demokratike, u godit gjatë këtij përplasje fizike.
Numërimi i votave në këtë qendër mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm nga autoritetet.
Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, autoritetet sqarojnë se këto janë të pavërteta.
Policia vijon punën për shoqërimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në konflikt.