×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këshilli i Evropës merr vendimin: Mbështesim propozimin e Ramës për zgjidhjen e situatës në Bjellorusi

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 17:53

    Anëtarët e Këshillit Evropian diskutuan sot lidhur me situatën e krijuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht të cilat u shoqëruan me tensione.


    Në një komunikatë për media, mësohet se vendet anëtare kanë shprehur shqetësimin mbi zgjedhjet e kontestuara si dhe rrezikut që mund të vijë nga përshkallëzimi i protestave.

    Teksa ka dalë me disa propozime konkrete, KE gjithashtu ka marrë vendimin për të mbështetur iniciativën e kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i OSBE-së, si një alternativë poztive për zgjidhjen e situatës.

    “Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e përcjellë.

    Më herët, kryeministri Edi Rama në rolin e kryetarit të radhës të OSBE-së, shprehu gatishmërinë për të vizituar Minsk-un së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ane Lind që do të marrë vitin tjetër presidencën e OSBE-së, dhe zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në konflikt.

    Gjithashtu, mësohet se edhe zyra e kancelares Merkel, e cila e mban presidencën e radhës të  Këshillit Evropian, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e Kryeministrit Rama. Zëdhënësi i Merkel-it, dy ditë më parë është  shprehur në favor të përfshirjes të OSBE-së në këtë proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!