I pyetur në qoftë se është i vërtetë lajmi për një procedim penal ndaj tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi e pohon, por nuk shqetësohet.
“Nuk shqetësohem fare për procedime penale të motivuara politikisht”, thotë Bardhi, që shton se tashmë Policia e Shtetit po humb rolin e tij institucional.
“Kjo është një problematikë tjetër, që lidhet edhe me betejën që bëjmë ne për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sepse në ato dosjet me përgjime që folëm, ka edhe punonjës policie, drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, që sillen si militantë politikë dhe përfshihen në blerje votash për llogari të Partisë Socialiste, çka i jep policisë tiparet e një Policie Politike”, shton Bardhi.
Bardhi deklaroi se “Policia nuk ka vullnet për të menaxhuar realisht protestën, por ka vullnet për të trembur qytetarët, për të dhunuar qytetarët”.
Sipas tij, forcat e rendit “kanë tejkaluar çdo masë veprimi, duke dhunuar qytetarët dhe cënuar një të drejtë themelore që është e drejta e protestës paqësore”.
Në këtë prizëm, Bardhi deklaroi se “çdo punonjës policie që përfshihet në veprime kriminale të këtij lloji, do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.