×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këtë vit anulohet Panairi i Librit në Tiranë: ‘Rrezikshmëri e lartë e përhapjes së Covid-19’

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 17:23

    Panairi i Librit të Tiranës për këtë vit nuk do të realizohet për shkak të pandemisë.


    Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të cilët nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftuan:

    “Të dashur kolegë botues, librarë, eskpozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

    ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas panifikimit, më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, datë 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.

    Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

    Grupi organizator”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!