Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, i ka bërë thirrje udhëheqësve që të tregojnë vullnet për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan: “KED duhet të mblidhet këtë javë për të përmbyllur vlerësimin dhe për t’i dërguar Presidencës dhe Parlamentit listën e kandidatëve. Proceset duhen respektuar, por nuk duhet abuzuar me to. Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese mos të jetë funksionale deri në fund të vitit. Është çështje vullneti. Liderët duhet të tregojnë vullnet”.
Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi rëndësinë e kësaj gjykate: “Garantimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është kusht thelbësor për nisjen e bisedimeve BE-Shqipëri në konferencën e parë ndërqeveritare”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.