×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kinemja e Laprakës do mbajë emrin e arkitektit të ndjerë që e projektoi atë, Maks Velo

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 16:23

    Sot është inauguruar kinemaja në Laprakë që do të mbajë emrin e arkitektit të njohur Maks Velo, që u nda nga jeta pak javë më parë. Kinemaja do të ketë një kapacitet prej 140 vendesh.


    “Një ditë e mrekullueshme për Tiranën, të cilës sot iu rikthye një bizhu e projektuar nga Maks Velo që në vitet ’70, kinemaja e Laprakës. Do të mbajë emrin e arkitektit të shquar, në nder të tij, sepse ishte një nga projektet që e deshi aq fort e për të cilin punoi deri vonë. Faleminderit Maks!” tha Veliaj.

    Motra e tij, Roza e emocionuar shprehu falenderimet që kujtimi dhe vepra e vëllait të mbeten të paharruar. “Jam shumë e emocionuar, e gëzuar, e mallëngjyer për këtë nder të madh që i bëni vëllait tim.

    Falenderoj kryetarin e bashkisë për Maksin vëllanë tim, që kujtimi dhe vepra e tij artistike të mbeten të paharruar” tha motra e Maks Velos.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!