×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kishin dalë për gjah, 18-vjeçari vret shokun

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 18:55

    Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar nga shoku i tij ndërsa kishin dalë për gjah. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, në Maqellarë të Dibrës.


    Policia thotë se autori, vetëm 18 vjeç, dyshohet se e ka qëlluar nga pakujdesia shokun, i cili fillimisht është plagosur e më pas ka ndërruar jetë në spital.

    I riu është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme hetimore, që do të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!