Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur të martën rreth orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës.
Pas Gentjan Belbës 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindje, por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët.
Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.