Të aksindentosh për hakmarrje. Kjo ka ndodhur në një fshat të Mirditës ku një shtetas ka aksidentuar qëllimisht një bashkëfshatar të tij duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Njjë 68-vjeçar është goditur me makinë Mark Gjetën dhe kjo për shkak të konflikteve të vjetra. Autori i kësaj sipas policisë është Mhill Gega. Ngjarja ka ndodhur orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, teksa nuk dihen ende shkaqet.
Policia gjithashtu mësohet se ka bërë të mundur arrestimin e autorit të këtij aksidenti me pasojë vdekjen.
“Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.