×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Komisioneri Evropian për Zgjerim, Varhelyi, viziton Tiranën më 28 prill

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 12:32

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill. Në Tiranë, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

    Vizita vjen përpara se vendet e BE-së të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

    Vizita e Varhelyi në Tiranë vjen pas një turi takimesh që zyrtari i lartë i BE-së do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian.

    Në deklaratat e tij të mëparshme, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!