×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Komisioni i Kuvendit të Shqipërisë mblidhet për të diskutuar Raportin e Dick Martyt

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 13:41

    Këtë të premte është mbledhur sërish Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi Raportin e Dick Martyt se në territorin shqiptarë ka pasur veprimtari kriminale të UÇK-së.


    Kryesuesi i këtij komisioni Ulsi Manja është shprehur se janë depozituar dy dokumente sekrete nga SHISH dhe MEPJ.

    Më tej ai ka shtuar se Komisioni ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme.

    “Janë depozituar 2 dokumente sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme. Është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme. Kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme”, tha Manja.

    Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenime, për të shikuar të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-së./TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!