×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Komiteti merr vendimin: Të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca në Shqipëri

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 23:17

    Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me AstraZeneca në Shqipëri.


    “BalkanWeb” mëson se në fund të mbledhjes Komiteti i Imunizimit ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca.

    Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë bllokuar vaksinën e AstraZeneca, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!