Komiteti Politik i Këshillit të Europës ka miratuar unanimisht propozimin e Lulzim Bashës për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Lajmin e ka dhënë vetë kreu demokrat në një postim me video në Facebook.
Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë dhe një rekomandim nga Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Ai thekson se ky është një paralajmërim për çdo agresor që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin apo që ka synim pushtimin e territoreve.
“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe paralajmërim për çdo agresor tjetër në Europë e gjetkë dhe ne veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë e stabilitetin apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo imponim me forcë synimesh politike do të përballet me të njëjta masa”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.