Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Krujës.
Shtetasi Adriatik P., ka marrë një plumb në këmbë, pas një konflikti për motive të dobëta me një 49 vjeçar me iniciale K.A.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë spitalit të qytetit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, raporton bw.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.06.2019, rreth orës 16:50, në lagjen “Sesere”, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K.A, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasi A.P, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.