Rasti i parë me koronavirus në Greqi ka shtuar kontrollet e autoriteteve shëndetësore në pikën doganore të Kapshticës.
Të gjithë qytetarët që kthehen në Shqipëri nga vendet europiane, duke kaluar tranzit në Greqi, i nënshtrohen një pyetësori për gjendjen shëndetësore dhe ju matet temperatura.
Strukturat lokale të Shëndetit Publik, pas alarmit në vendin fqinj, kanë shtuar personelin e specializuar mjekësor në doganë, të cilët do monitorojnë situatën përgjatë 24 orëve.
“Kemi rreth dy ditë që ekipi mjekësor i njësisë vendore të Devollit ka përforcuar masat duke e bërë me tre turne. Ne kemi marrë edhe personel shtesë nga njësia vendore e Korçës. Kontrollojmë të gjithë personat që futen për gjendjen shëndetësore, matet temperatura. Deri tani nuk kemi patur asnjë rast”, thotë Albert Lilo, shef i shërbimit epidemiologjik të Devollit.
Për rastet e dyshuara me koronavirus, në spitalin rajonal të Korçës janë caktuar dy dhoma izolimi, që do të shërbejnë si karantinë. Personeli mjekësor është pajisur me maska mbrojtëse, ndërsa kanë mbërritur edhe veshjet e posaçme, që do të përdoren për rastet e dyshuara me koronavirus./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.