Një lajm i mirë vjen këtë mbrëmje nga spitali infektiv në Tiranë, ku mësohet se pacienti zero ka dalë negativ në testin e parë për koronavirusin.
Babë e bir, dy të infektuarit e parë nga koronavirusi, duket se janë shëruar plotësisht nga virusi që ka paralizuar të gjithë botën, përfshi dhe Shqipërinë.
Ministrja e Shëndetësisë thotë se shkon në 3 numri i të shëruarve në Shqipëri nga koronavirusi, përfshi dhe pacientin e cili u rikthye sot në shtëpi.
POSTIMI I MINISTRES:
Një tjetër lajm i mirë??
Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ??
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi??
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit?
#JeniMëTëMirët?
Edhe kryeministri Rama ka postuar lajmin ne rrjetin social.
Kujtojmë se deri më tani janë të infektuar në total 76 persona, dy prej të cilëve kanë humbur jetën. Duke filluar nga kjo e shtunë e deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës, qeveria ka vendosur të mos lejojë asnjë qytetar nëpër rrugët e qyteteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.