×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çmimi i naftës në ‘qiell’, por fluks i madh i kosovarëve nisen drejt bregdetit shqiptar për vikend

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 9:20

    Fundjava nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë të Kosovës që kaluan në Pikën e përbashkët Kufitare të Morinit me destinacion Shqipërinë.

    Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

    Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.

    Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!