Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri e ka regjistruar për zgjedhjet e 11 majit partinë e re të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por me kryetar Endri Hasën.
Në mbledhjen e sotme, KQZ, regjistroi në zgjedhje partinë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si dhe partinë “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço.
“Vendosim regjistrimin e partisë politike “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço, dhe regjistrimin e Partisë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, tha kreu i KQZ, Ilirian Celibashi. /Panorama
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.