Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar pas mbylljes së procesit të votimit, se rezultati do të shpallet brenda 48 orësh.
“Askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet, duhet të presim 48 orë”, deklaroi komisioneri.
Këtë thirrje, ai e shoqëroi me një apel për partitë, mbi qetësinë e pritjes së përfundimit të procesit.
“Çdo deklarim i bërë para përfundimit të numërimit të votave nuk i shërben sigurisë në këtë proces”, theksoi ai.
Për sa i përket përmbylljes së votimit, Celibashi ka siguruar se të gjitha qendrat janë mbyllur në orar. Kjo, përjashto ato në të cilat ende ka pasur votues.
Mbi pjesëmarrjen, nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin, kanë votuar rreth 47% e votuesve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.