Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, nënshkroi sot një protokoll bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Protokolli u nënshkrua në ambientet e KQZ nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
“Ky protokoll synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025 dhe parashikon masa të koordinuara për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.
Protokolli synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e veprave penale zgjedhore. Në këtë kontekst, angazhimi i përbashkët i palëve nënshkruese do të mundësojë koordinimin efektiv të veprimeve hetimore, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për monitorimin dhe ndjekjen ligjore të çdo rasti që cenon procesin zgjedhor”, bëhet me dije në njoftimin e KQZ./Euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.