×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreshnik Merxhani i VV-së publikon videon nga Tepelena: Po deformohet vota

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 23:25

    Pas Boiken Abazit, edhe Kreshnik Merxhani i Vetëvendosjes që kandidon për deputet si i pavarur në qarkun e Gjirokastrës denoncon shpalljen të pavlefshme të votave të tij.


    Ai ka publikuar një video nga KZAZ Nr.79 në Tepelenë ku shihet një numërues që kalon me radhë fletët e votimit dhe në disa prej tyre vendos x.

    Për Merxhanin, mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër nuk janë rastësisht, duke paralajmëruar se do ta ndjekin penalisht këtë çështje.

    Denoncimi i plotë:

    TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.

    Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

    Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

    Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

    Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

    Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

    Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

    Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!