×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreu i KQZ: Komisionerët t’i lënë historitë “u lodha apo u sëmura”

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 9:30

    Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje komisionerëve të partive që të mos ndalojnë procesin e numërimit të votave.


    Bllokimi i punës me justifikime të lodhjes, sipas Celibashit, janë histori të së shkuarës që nuk duhet të vazhdojnë. Kreu i KQZ theksoi se ata numërues që janë të lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë.

    “Raste kur komisioneri u lodh, do bëjë 1 orë pushim, 2 orë pushim, unë mendoj që janë tregues të mungesës së vullnetit për të përmbushur detyrimet ligjore në raport me nxjerrjen e rezultatit. Partitë politike duhet të kenë marrë masa, nëse komisionerët e tyre, anëtarët e grupit të numërimit lodhen, të kenë gati grupet e tjera të numërimit. KQZ ka marrë masa që të trajnojë në mënyrë të menjëhershme anëtarët e rinj të grupit të numërimit. Por historitë dhe skenat me komisionerë të lodhur apo të sëmurë unë mendoj që duhet të marrin fund dhe ajo parti që i bën këto është diskedituese për atë partinë”, u shpreh Ilirjan Celibashi. /tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!