Dera e Kryegjyshatës ishte e hapur për vizitorë të shumtë këtë të dielë.
Edhe në 60-vjetorin e lindjes Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka dhënë mesazhin e harmonisë ndërfetare.
Urime janë dërguar nga krerët me të lartë të shtetit dhe personalitete të shumta, ndërkohë Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kreu i Komitet Mysliman të Shqipërisë Haxhi Bujar Spahiu, Kreytari i konferencës Ipeshkëvnore shqiptare MosinjorXhorxh Frendo si dhe President i Vllazërisë Ungjillore Shqiptare Ylli Doci, që e kanë cilësuar Baba Mondin faktor kryesor uniteti, shkruan shqiptarja.com.
Baba Edmond Brahimaj ka vendosur të vijojë traditën e çdo ditëlindjeje, duke dhuruar ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë, raporton shqiptarja.com.
Disa dhurata do të shkojnë për këto kategori si dhe mjete mësimore për fëmijët me sindromën dawn. Ndihmat për jetimët do të shpërndahen ditën e hënë në kryeqytet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.