×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi e qartë: Fronti opozitar është kompakt

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 11:28

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një bisedë me gazetarët, duke folur për zgjedhjet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, shpjegoi edhe atë çfarë do të ndodhë me Konventën e 5 dhjetorit dhe qëndrimin e kësaj force politike përballë PD dhe Opozitës së Bashkuar.


    Do të jetë Konventa e 5 Dhjetorit që do të vendosë lidhur edhe me koalicionet dhe mënyrën se si LSI do të futet në zgjedhjet e 25 prillit?

    “Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sek e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së.
    Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve.
    Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejt tek qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, ka deklaruar ajo.

    Sipas Kryemadhit, beteja sot më shumë se kurrë nuk është rilindas-socialistë por kundër shpopullimit.

    “Slogani ynë ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Por ta dish që ka shumë socialistë”, tha kryetarja e LSI-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!