Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se në spital mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 ditë.
“Ne nxorëm tanket në bulevard për të luftuar covidin. Kjo periudhë në mars nuk shërbeu për ndërgjegjësimin e njerëzve, por përkundrazi. Edhe SIDA është sëmundje vdekjeprurëse, edhe kanceri. Këto vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit dhe sjelljes së shtetit”
“Është krijuar një situatë e tillë ku është vendosur në një pozicion të vështirë qeveria dhe mjekët. Janë mjekët aty ku kërkohet ndihmë në momentet e vështira. Kam shumë mjekë miq dhe më thonë se kushtet janë tmerrësisht të këqija”.
“Një maskë jepet në spital për një mjek kirurg, një maskë në 5 ditë. Një maskë e tillë nuk është higjienike. Nuk kanë infrastrukturë në kryeqytet dhe në spitalet rajonale”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.