×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi: Në tre socialistë, dy e urrejnë Edi Ramën

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 22:31

    Partitë politike duket se nuk bëjnë sondazhe vetëm për të parë ku janë vetë para elektoratit por ku është edhe kundërshtari i tyre.


    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Rtv Ora ju referua sondazheve kur tregoi se në çfarë pozicioni ndodhet Edi Rama në raport me socialistët e tij.

    “Në tre socialistë dy e urrejnë Edi Ramën, në 10 veta 8 e urrejnë dhe nuk e votojnë Edi Ramën, një thotë nuk e tregoj, një thotë do të shoh dhe do bëj. Nëse LSI nuk do të ishte problem për Edi Ramën nuk do të dëgjonim një orë e gjysmë serenatat e dashurisë së Edi Ramës në Asamble për Ilir Metën dhe LSI”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!