Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbajtur një konferencë të përbashkët mediatike, krah homologut shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës në Tiranë.
“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë. Ju jam mirënjohës ju kryeministër për mbështetjen rreth çështjes së emigrantëve. Ka qenë ulje e konsiderueshme lëvizja e gomoneve. Task forca jonë e përbashkët, kanë përveshur mëngët dhe kanë ecur para, për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ne dëshirojmë që këta të dënuar ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri. Partneriteti ynë shkon përtej.
Shprehem këtu për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, për të frenuar emigracionin e parregullt. Jam i kënaqur që përpara jush mund të shprehem për bashkëpunimin për shtijen e automjeteve ushtarake. Ky është një moment ku shtetet evropiane.
Ai tha se fakti që është në Tiranë, tregon për mënyrën se si Britania e sheh Shqipërinë dhe kryeministrin Rama.
“Fakti që jam kryeministri i parë që vij këtu, duhet të shihet si deklaratë për mënyrën si e shohim ne Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Nuk bëj komente për qeveritë e mëparshme të Britanisë së Madhe. Qasja ime nuk është diplomacia me megafon. Unë nuk dua t’i bërtas problemet por dua të përvesh mëngët dhe t’i zgjidh çështjet. Kjo ka qenë mënyrë më efektive për të zgjidhur problemet”, tha Starmer.