Integrimi i Shqipërisë dhe kombeve të ish Jugosllavisë në BE është një proces që duhet të ndiqet absolutisht.
Këtë deklaroi me bindje kryeministri italian Giuseppe Conte, teksa fliste në Palazzo Borromeo, gjatë konferencës për 45 vjetorin e marrëveshjes së ‘Helsinkit, Kardinal Silvestrini dhe Östpolitik të Vatikanit’.
Duke kujtuar rolin e luajtur nga diplomati i Selisë së Shenjtë në dialogun me vendet e Lindjes, ai kujtoi se si në këto 40 vjet këto vende të cilat ishin në qendër të vëmendjes në Sekretariatin e shtetit të Vatikanit, patën fate të ndryshme!
‘Shumë prej tyre në vitin 2004 u bënë anëtare të plota të BE. Pastaj janë disa vende si Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina që janë pjesë e të ashtuquajturit partnerite Lindor, brenda kornizës së Politikës Evropiane të Fqinjësisë. Më pas janë pesë vendet, së cilës i shtojmë edhe Shqipërinë, që gjithashtu aspirojnë të jenë pjesë e familjes evropiane.
Është një proces shumë kompleks dhe shumë delikat. Por unë besoj se ky proces duhet të ndiqet absolutisht. Unë besoj se ky proces i integrimit evropian duhet të arrihet sepse nëse nuk e arrijmë këtë objektiv, jo vetëm që do të rrezikonim ti shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa drejt aleatëve të vjetër, por ne do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë shikimin e tyre drejt Rusisë, ‘lojtarët’ historikë në Ballkan, por edhe ndaj Turqisë, ose lojtarë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit .