×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryetarët e degëve kundër dorëheqjes së Bashës

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 18:21

    Kryetarët e degëve të PD-së janë kundër dorëheqjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili e bëri me dije vendimin disa minuta më parë përmes një deklarate publike për mediat nga selia blu pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

    ABC News raporton se të parët që e kanë kontestuar vendimin e Bashës janë kryetarët e degëve.

    Lulzim Basha jep dorëheqjen si kryetar i PD-së

    Tani ish-kreu i PD-së, Basha ka dhënë dorëheqjen pas 9 vitesh në krye të Partisë Demokratike. Basha pranoi se Partia Demokratike është në krizë të thellë dhe për këtë arsye ka vendosur që të dorëhiqet nga detyra e tij si kryetar i PD-së, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve. Tashmë i dorëhequr nga funksioni i tij, Basha siguroi se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar në ringritjen e PD-së. Ai tha se në PD duhet të zhvillohet një analizë e brendshme dhe më pas zgjedhje të reja.

    Pas dorëheqjes së Bashës pritet që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të mandatojë një nga nënkryetarët e partisë që të drejtojë PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kësisoj drejtimin e PD e merr ose Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj.

    Vlen të përmendet se dy nënkryetarët e tjerë, Grida Duma dhe Agron Gejkmarkaj dhanë dorëheqjen nga posti pas humbjeve të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Neni 46 pika 4 e statutit te PD thotë se në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.

    Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri./abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!