×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryetari i KQZ-së në Shqipëri: Ligji e njeh Bashën si kryetar të PD-së

    Reporteri
    22 Janar 2022 | 18:25

    Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ligji njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

    Në mbledhjen e sotme, ai pranoi kërkesën e kryedemokratit me emrat e dy zyrtarave që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në KQZ.

    Dy përfaqësuesit Indrit Sefa dhe Marash Logu i kërkuan Celibashit që të jenë kontakti i vetëm i KQZ-së me Partinë Demokratike.

    Ndërsa, komunikimi me Ivi Kason, përfaqësuesi i PD në zgjedhjet e fundit, i cili mbështeti lëvizjen e Sali Berishës, ka përfunduar.

    Këtë të shtunë, Komisioni Rregullator i KQZ-së vendoi që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të nisë më 19 shkurt.

    Kandidatët për 6 bashkitë e vendit do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!