Një stuhi e fortë ka goditur Shqipërinë këtë pasdite gushti, pas ditëve me temperatura të larta.
Tirana është përfshirë nga një stuhi, e shoqëruar me breshër dhe erë të fortë.
Temperaturat kanë pësuar një rënie nga 35 gradë Celcius në 26 gardë Celcius gjatë stuhisë.
Ky mot ka përfshirë edhe disa qytete të tjera, si Elbasani dhe Durrësi.
Për pasojë ka pasur dëmtime të ndryshme në disa banesa, pasi ka thyer e shkulur disa pemë në parqe dhe në rrugë.
Sipas parashikimit të motit, ky ndryshim i kohës nuk do të vazhdojë për shumë gjatë pasi nga dita e nesërme e deri në fundjavë do të rikthehet moti i kthjellët dhe temepraturat do të pësojnë sërish rritje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.