×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kufiri i Greqisë me Shqipërinë mbetet i mbyllur deri më 11 shtator

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 20:28

    Greqia ka shtyrë masat kufizuese ndaj COVID-19 duke përfshirë edhe kufijtë.


    Edhe për 2 javë, deri në 11 shtator, kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut.

    Do të lejohet të hyjnë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL.

    Masat i komunikoi Zv.ministri Nikos Hardalias.

    Kufiri i mbyllur nënkupton si atë tokësor, detar ashtu edhe atë ajror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!