Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, rrezikojnë t’u bllokohet automjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i Sigurisë Rrugore në Shqipëri, Skënder Ismaili i cili shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.
“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili për Abc News.
Që prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.