×
  • Lajme
  • Shqipëria / Zgjedhjet në Shqipëri

    Kur pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të diasporës

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 7:40

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se deri në fund të javës pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të diasporës, ç’ka do të shënojë sipas tij, edhe përmbylljen e procesit të numërimit në tërësi.

    Komentet Celibashi i bëri përmes një deklarate për mediat, teksa tha se numërimi i votave është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave.

    “Është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave. Megjithatë, procesi është duke shkuar normalisht.

    Nga pikëpamja praktike ne jemi në përfundim të këtij procesi. Deri në fund të javës do të kemi edhe rezultatin e votimit nga jashtë, që do i bashkohet rezultatit të votimit brenda vendit”, tha Celibashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!