Shqipëria po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme natyrore, pasi po goditet vazhdimisht nga tërmetet e njëpasnjëshme.
Një tërmet që nuk e kaplonte Shqipërinë me vite të tëra, me shkallë 5.8 deri në 6 të rihterit, e kaploi dje duke lënë shumë persona të lënduar dhe shumë dëme materiale të shkaktuara, shkruan Reporteri.net
Qytetarët vazhdimisht po publikojnë videot nga gjendja nëpër të cilën po kalojnë, por ka pasur edhe prej atyre që ndodhin vetëm kur të zë paniku i madh.
Një video e cila po qarkullon së fundmi, shihet një person që kaplohet nga paniku i madh dhe nuk është në gjendje të mendojë drejt.
Ai në vend se të qëndronte jashtë, hyn brenda tek një ‘berberhane’, duke menduar se më i sigurt është brenda se jashtë.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.