Mbrëmjen e kësaj të shtune në Përmet, Albi Muhollari dyshohet se ka mbytur nënën e tij, Zeniate Muhollari.
Autori i ngjarjes së rëndë, sipas informacioneve paraprake nga policia vuante nga depresioni dhe e ka kryer krimin ndaj 65-vjeçares në gjendje të rënduar shëndetësore.
Policia u vu në ndjekje të djalit dhe e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./euronews.al/