×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush është 47 vjeçari që u vra me 3 plumba?

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 23:04

     Nikola Ikonomi apo i njohur ndryshe si Laver Tozaj , i cili u vra në Selenicë të Vlorës është një person me precedent penal.


    Mediat shqiptare bëjnë të ditur se 47-vjeçari dyshohet se është vrarë për shkak të pazareve të drogës.

    Ai është i përfshirë në një rast trafiku droge në vitin 2005 së bashku me 3 persona të tjerë.

    47-vjeçari është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg dhe ka kryer rreth 5 vite dënim.

    Po ashtu mësohet se viktima kishte ndryshuar emër për të pastruar të shkuarën e tij kriminale.

    Nuk dihet ende nëse vrasja është bërë për shkak të hakmarrjes se rastit të 2005 apo është përfshire vitet e fundit në vepra të tjera kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!