×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi bashkon Topallin me Berishën, përqafime të sinqerta mes dy ish-bashkëpunëtorëve

    Reporteri
    30 Prill 2022 | 11:41

    Në Kuvendin e organizuar nga Sali Berisha janë rikthyer edhe ish-themelues të Partisë Demokratike e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të ish-kryeministrit, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.

    Përmes disa fotove të veçanta në nisje të Kuvendit vihen re momente pikante. Në disa prej fotove shihen përqafime mes ish-kryeministrit dhe ish-kryetares së parlamentit, dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë.

    Para nisjes së Kuvendit Topalli deklaroi se sot është koha që PD të kthehet te vetja ndërsa theksoi se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja të vërteta. Ajo shtoi se duhet të gjejmë forcën për të thënë të vërtetën.

    Sipas Topallit e rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera në mënyrë që qytetarët të kenë një opozitë reale./Oranews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!