Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD.
Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.
Kuvendi vendosi datën 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri.
Kjo datë u paralajmërua më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një dalje për mediat të mërkurën e 27 prillit, ai bëri me dije se datat 21 ose 22 maj do të jenë datat që do t’i propozohen Kuvendit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike.
“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë 21 ose data 22 e majit. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga Komisioni”, theksonte Berisha në përfundim të mbledhjes.
Gjithashtu, ish-lideri demokrat njoftoi edhe shpalljen e kandidaturës për kryetar.
Sipas kryetarit të komisonit të punës në Kuvendin e 11 dhjetorit, Belind Kellicci, risi është përfshirja me kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.