×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është deputeti më i vjetër në Shqipëri

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 8:35

    Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, ka bërë një rrëfim mjëft të rrallë në emisionin “Të Paekspozuarit”.


    Ai tha se ka biseduar me Lulzim Bashën dhe i ka kërkuar që Volata Ademin t’i ndërtojë selinë e partisë, në mënyrë që ai të digjte mandatin. Duke qenë se, Basha ka dhënë përgjigje negative, Jenishehri e pranoi mandatin dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në moshën 77 vjeçare.

    “Luli na thirri të gjithëve. Ai më propozoi të digjia mandatin. Na solli një deklaratë. Unë i thashë do ta djeg mandatin, por kam një rregull, duhet të pyes kryesinë.

    I kam thënë gjithashtu, nuk e coj këtë letër, nëse Voltana Ademi, nuk më ndërton selinë e partisë time, që e ka shkatërruar me buldozer. Luli më kishte thënë do bisedoj me Ademin dhe nuk e mbajti fjalën.

    Kur vjen puna, Basha më merr në telefon dhe më thotë nuk e rregullojmë dot me kryetaren e bashkisë. I thashe kur ta bësh ti, unë djeg mandatin.

    I thashë po shkoj në parlament, kur të bindësh kryetaren e Bashkisë, edhe unë e djeg mandatin”.

    77-vjeçari tha historinë e jetës së tij, sesi është rritur jetim dhe si krijoi Partinë e Pensionistëve.

    “Jam rritur me sakrifica të jashtëzakonshme. Jam rritur jetim. Kam mbaruar për matematikë dhe fizikë. Kam pasur role të veçanta në parti, kam qenë drejtues i Partisë Demokristiane. Kisha emocion të madh dhe kjo është dita më e lumtur , sot që kam mbushur 77 vjet. Unë sot u ula në karrigen e deputetit Fatmir Mediut.

    Partia fillimisht ka lindur me një drekë në lokal. Aty mblidheshin njerëz të mirë. Atëherë mendova se do të bëj një parti që t’ju dalë zot pensionistëve. Kam ndihmuar pikërisht pensionistët me sa kam mundur. Prandaj, kam hapur Partinë e Pensionistëve të Shqipërisë. Partitë e mëdha na kanë parë si armike sepse kurrë nuk kam vjedhur. Kam qenë në koalicion me PS dhe me PD dhe e dinë se kurrë nuk vjedh”, tha Jenisheri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!