×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është personi që rrëmbeu veturën e policisë në Divjakë, ndalohet nga autoritetet

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 8:25

    Një person i identifikuar si Artan Kaboçi është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe ka qëlluar disa herë me armë në ajër, në Divjakë të Shqipërisë.


    Me arritjen e forcave të policisë shqiptare ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre dhe ka marrë me forcë veturën e tyre nën presionin e armës.

    Pas kësaj, siç shkruan Lapsi, janë njoftuar me urgjencë forcat e policisë së Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë neutralizuar menjëherë Kaboçin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!