Edhe një vrasje tjetër tronditi Shqipërinë. Pasditen e së mërkurës ndodhi në Shkodër.
Raportohet se ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.
Sipas raportimeve të mediave nga Tirana, viktima Nard Polia është qëlluar me armë zjarri.
Ai është një emër i njohur në zonën e Thethit në Shkodër pasi merrej me turizmin.
Kohë më parë Pavlin Polia dhe vëllai i tij Nard janë ndër ata që janë kthyer në Theth.
Ata u kthyen nga Italia në vitin 2010 dhe ndërtuan një bujtinë.
Njoftimi i policisë:
Sot në ora 16.30, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.
Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.