Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Fierit, pikërisht në vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i këtij qyteti i premtuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vendi ku pritet do të ndërtohet spitali quhet pylli i Levanit.
Gjatë inspektimit te vendit ku do të ndërtohet spitali rajonal, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali në Fier do të ndërtohet brenda 7 prillit.
Më pas kryeministri Rama inspektoi edhe një pjesë të tokave bujqësore në fshatin Cerven, pranë urës së Mifolit, që u përmbyten gjatë ditës së djeshme prej daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.