×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky fshat i Vlorës harron coronavirusin, feston karnavalet për t’i uruar mirëseardhje pranverës

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 10:04

    E pazakontë në fshatin Nartë të qytetit të Vlorës. Banorët kanë festuar karnavalet, përkundër masave shtrënguese të Covid-19.


    Megjithëse më të pakët në numër në krahasim me një vit më parë, sërish kjo traditë e përvitshme e tyre nuk është ndalur as këtë vit, sado që Qeveria e vendit dhe Ministria e Shëndetësisë bënë thirrje për mosgrumbullime masive dhe festime të tilla.

    Siç shprehen banorët, karnavalet festohen çdo vit në Nartë dhe simbolizojnë largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës, një stine plot jetë dhe begati.

    “Ndihet mungesa e njerëzve por të paktën ruhet tradita. Vitet e tjera këtu ka qenë çmenduri, por shyqyr që këta çunat e rinj dhe me lejen e policisë festojnë sot.”

    Për aktivitetin ata kanë marr një leje dy orëshe, siç e thonë edhe vetë, në policinë e qarkut të Vlorës për të mos e humbur as këtë vit këtë traditë.

    Sipas banorëve të Nartës ndihet rënia e ndjeshme e popullësisë në këtë njësi administriative, e cila ka ardhur nga largimi i banorëve kryesisht të rinjëve në emigrim, teksa këtë vit Covid 19 ka ndikuar akoma edhe më shumë duke e bërë që kjo traditë dhjetravjeçare e Nartës të festohet veç nga një grup i vogël njerëzish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!