Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vermosh të Malisësë së Madhe.
Dy të moshuar janë lidhur dhe janë plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatës natës nga persona ende të paidentifikuar.
Pre e grabitjes ka rënë Tom Tinaj dhe bashkëshortja e tij, ndërsa burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate.
Grabitësit gjatë arratisë së tyre ka pësuar një aksident dhe në fshatin Selcë nën kërcënimin e armës kanë marrë një automjet tjetër dhe janë drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur mjetin dhe janë nisur në këmbë drejt Malit të Zi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.