Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pak ditë më parë, veprim ky që erdhi si pasojë e vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Ndërkohë, në një intervistë për “Report TV” ai ka folur edhe për reagimet që ka marrë pas dorëheqjes.
Shumicën prej tyre Lleshaj i vlerësoi si pozitive, por tha se kanë qenë edhe disa politikanë që i kanë drejtuar gishtin “paturpësisht”, duke quajtur “vrasës.
“Kam marrë me mijëra reagime më shumë pozitive, më kanë thënë të mos e kisha dhënë dorëheqjen por vlerësojnë aktin. Kam marrë vlerësime edhe nga jashtë vendit. Me të thënë të drejtën jam indiferent ndaj reagimeve sepse kjo ka qenë një lëvizje personale.
Dua të gjej edhe reflektim. Ne nuk na mban në këmbë vetëm ligji ,por morali vlerat shoqërore, morali. Në respekt të mortit të një familje shumë të nderuar kamë menduar që të bëj një gjest. Dorëheqja ka dhe një simbol politik., u gjeta në mënyrë të pandershme në zjarrin politik të disa përfaqësuesve politik të cilët drejtuan gishtin drejt meje duke mos pasur marren dhe as turpin për të më quajtur vrasës. Ky ishte një aspekt i papranueshëm. Nuk hezitojnë të drejtojnë gishtin kundrejt meje ndërkohë që s’kanë marrë përgjegjësi për asgjë që s’kanë bërë.
E jap dorëheqjen në këto kushte thjesht për pak gjë për të thënë se unë nuk jam si ju ne nuk jemi si ju dhe se kemi tjetër sens qytetarie dhe në lidhje me postin. Lidhja ime me karrigen e ministrit është e barabartë me 0 përballë vlerave të mia qytetare. Ky është mesazhi. Kurrë nuk e kisha menduar. Nëse i kujtoni protestat e vitit ta kaluar. Një çast më mbrapa në kohën e reagimit, një nivel më poshtë në nivelin e dhunës dhe ka zero viktima. Dhe kjo zero viktima ka qenë dhe mbetet një parim i panegociueshëm për mua. Policia e Shteti shqiptar nuk prodhon viktima. Në këtë rast jemi në kushtet e një incidenti, por edhe në këto kushte unë mendova se kjo duhet të ishte zgjidhja”, tha Lleshaj.