×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Llixhat në Elbasan bosh, coronavirusi “paralizon” turizmin kurativ

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 14:16

    Masat kundër covid-19 kanë lënë bosh Llixhat. Në Elbasan, bizneset e lidhura me këtë sektor thonë se të gjitha prenotimet janë anuluar.


    Prill maj, konsiderohet sezoni i llixhave. Por si kurrë më parë, këtë vit janë bosh.

    Në funksion të turizmit kurativ, në zonën e Elbasanit janë ndërtuar disa dhjetëra struktura akomoduese.

    Të gjitha janë bosh, pasi rezervimet janë anuluar.

    Të dëmtuar edhe banorët e zonës që siguronin punë në këtë industri.

    Banjot termale të Elbasanit njihen për kurimin e sëmundjeve të ndryshme reumatizmale, gjinekologjike si dhe disa sëmundje të kockave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!